Grabitja e Rinasit, ja shteti ku po kërkohet Klement Çala

Grabitja e Rinasit, ja shteti ku po kërkohet Klement Çala

20:48, 03/07/2019
A+ Aa A-

Klement Çala mbetet një nga personat më të kërkuar lidhur me grabitjen e ndodhur më 9 prill në Rinas, ku u grabitën 6 milion euro.

Tashmë kërkimet për Çalën, janë shtrirë jashtë kufijve të vendit, ku dyshohet se fshihet në Kosovë.

Dyshohet se Çala mund të ketë kaluar përmes kufirit të gjelbër menjëherë pas grabitjes ku mbeti i vrarë “truri” i bandës, Admir Murataj gjatë shkëmbimi të zjarrit me policinë.

Në muajin qershor janë kryer disa verifikime dhe nga të dhënat rezulton se Klement Çala fshihet në Kosovë, por nuk është zbuluar ende vendndodhja.\

Gjatë ditëve në vazhdim pritet të ketë edhe disa aksione të përbashkëta midis policisë shqiptare dhe asaj kosovare.

Aktualisht në kërkim janë tre persona për grabitjen e ndodhur në Rinas.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot në mungesë masën e arrestit me burg edhe për Eldi Çalën, vëllai i Klement Çalës si dhe Taho Çela.

Ndërkohë që Policia ka akorduar edhe një shumë prej 10 mijë euro për cilindo që jep informacione që çojnë në kapjen e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco