Aksidenti në Shëngjin/ Ndërron jetë në spital një prej të plagosurve

Aksidenti në Shëngjin/ Ndërron jetë në spital një prej të plagosurve

22:28, 02/07/2019
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në hyrje të Shëngjinit.

Sipas të dhënave të deritanishme, të plagosur kanë mbetur dy të rinj, nga përplasja e një makine me një motorr.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, por fatkeqësisht një prej tyre ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për Indrit Ndreca 27 vjeç 

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, edhe pse është njoftuar ambulanca, kjo e fundit ka vonuar për të shkuar në vendngjarje.

Ndërkohë që të plagosurit kanë qëndruar rreth 30 min të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco