Aksidentohen dy të rinj, në gjendje të rëndë në spital

Aksidentohen dy të rinj, në gjendje të rëndë në spital

22:09, 02/07/2019
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në hyrje të Shëngjinit.

Sipas të dhënave të deritanishme, të plagosur kanë mbetur dy të rinj, nga përplasja e një makine me një motorr.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, edhe pse është njoftuar ambulanca, kjo e fundit ka vonuar për të shkuar në vendngjarje.

Ndërkohë që të plagosurit kanë qëndruar rreth 30 min të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurve

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco