EMRI/ Shkatërrohet banda e prostitucionit në Itali, arrestohet edhe një shqiptar

EMRI/ Shkatërrohet banda e prostitucionit në Itali, arrestohet edhe një shqiptar

19:03, 02/07/2019
A+ Aa A-

Policia italiane shkatërron një grup kriminal që punonte në fushën e prostitucionit në shtetin përtej Adriatikut.

Të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash penale si shfrytëzim prostitucioni, kërcënim, favorizim i krimit, si dhe kërcënime të rënda.

Gjatë operacionit, të zhvilluar në zonën e Bergamos, u arrestua Rudolf Pengili, i njohur si “Rudy” ose “Il Pelato”, i lindur në 1972 në Shqipëri.

Tre anëtarët e tjerë të bandës së prostitucionit janë rumunë dhe arresti i tyre është kryer në Rumani dhe Gjermani.

Në total për këtë  rast janë referuar materialet gjyqësore kundër 19 personave.

Hetimet për rastin në fjalë nisën në vitin 2015.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco