Ekzekutimi i 22-vjeçarit në Elbasan/ Hetimet nga droga te larja e hesapeve për prishjen e pazareve

Ekzekutimi i 22-vjeçarit në Elbasan/ Hetimet nga droga te larja e hesapeve për prishjen e pazareve

18:28, 02/07/2019
A+ Aa A-

Familja e dy vëllezërve Baho, njeri prej te cileve u vra ne atentat, jeton në një vilë 3-katëshe në fshatin Broshkë të Elbasanit. Klevin Baho, mësohet se ishte kthyer nga Italia në Shqipëri në fillim të muajit maj.

22-vjeçari rezulton se është dënuar në shtetin fqinj për trafik droge.

Pikërisht aktiviteti kriminal i të riut në Itali dhe prishja e pazareve të drogës dyshohet se është bërë shkak që të porositet vrasja e tij, shkruan Panorama.

Hetuesit pritet që të kërkojnë më shumë informacion mbi aktivitetin e të riut nga drejtësia italiane, në mënyrë që të mund të arrijnë në zbulimin e autorëve të vrasjes.

Vetë vëllai i madh i viktimës, Aleksandër Baho, ka mohuar që të ketë konflikte. 30-vjeçari mori tre plumba në shpatull, ndërkohë që vëllai i tij i vogël mori plagë në kokë, gjë e cila i shkaktoi dhe humbjen e jetës.

“Na qëlluan në momentin që po shkonim në shtëpi. Nuk kemi asnjë lloj konflikti, nuk e di kush mund ta ketë bërë”, mësohet të ketë deklaruar para hetuesve Aleksandër Baho. Gjithashtu, dhe 30-vjeçari dyshohet se është përfshirë në aktivitet kriminal jashtë vendit, pasi rezulton me precedent penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco