Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Piu raki në vend të ujit, amerikani jep ulërimën: Më helmuan!

Piu raki në vend të ujit, amerikani jep ulërimën: Më helmuan!

09:43, 02/07/2019
A+ Aa A-

Një banor i qarkut Rockland në SHBA deklaroi në Polici se atij gabimisht i ishte shërbyer një pije me përqindje të lartë alkoli në vend të ujit në një restorant të famshëm në Bronx.

 “New York Post” njoftoi se Murray Bauer qe ulur për të ngrënë darkë me gruan e tij në Pine Restaurant, kur ai ktheu një gllënjkë nga ai “uji ekskluziv” i restorantit, që i qe ofruar në një shishe qelqi të bardhë.

Por në vend të një pije të këndshme, Bauer tha se ai përjetoi një makth të tmerrshëm, një ndjenjë sikur po digjej përbrenda dhe një panik në rritje, kur kuptoi se ajo që i ishte shërbyer nuk ishte ujë, por një lëng i kthjellët i dëmshmë, toksik madje edhe helmues. Kështu thuhej në padinë e tij.

Ai vrapoi për në banjë, ku ai volli derisa nxori gjak, kështu shkruante Bauer në shkresat e Gjykatës së Lartë të Bronx.

Kur u kthye në tavolinë, personeli i tha se ai kishte pirë “raki” – pije alkolike e pastër , e cila përmbante deri në 90% alkol!

Bauer e paditi restorantin për dëme jo të specifikuara, si lëndime të rënda të barkut, stomakut dhe ezofagut.

Restoranti në fjalë nuk ktheu përgjigje kur iu kërkua të komentonte mbi këtë ngjarje.

/SYRI.net/ar.sh

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco