Dje shërbeu si qendër votimi, qëllohet me armë zjarri lokali

Dje shërbeu si qendër votimi, qëllohet me armë zjarri lokali

19:23, 01/07/2019
A+ Aa A-

Një lokal që ditën e djeshme shërbeu si qendër votimi, mësohet se është qëlluar me armë zjarri gjatë natës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.00 të mëngjesit në fshatin Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Godina trekatëshe shërben si lokal dasme si edhe agjenci udhëtimesh.

Nga të shtënat me armë ka pasur vetëm dëme materiale.

Burime nga policia bëjnë me dije se objektiv i sulmit kanë qenë vetëm ambientet që ishin dhënë me qira për qendër votimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco