EMRI/ Ekzekutoi të ndaluarin në arrest shtëpie, prangoset pas 7 vitesh në Itali autori

EMRI/ Ekzekutoi të ndaluarin në arrest shtëpie, prangoset pas 7 vitesh në Itali autori

16:45, 01/07/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpol Romën kanë bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e shtetasit Etien Cani në Rimini të Italisë, i akuzuar për vrasjen e shtetasit Gentian Beqiri.

Ngjarja për të cilën akuzohet Cani ka ndodhur në vitin 2012 në Elbasan, ku shtetasi i ndaluar dyshihet se vrau personin në arrest shtëpie Gentjan Beqiri në katin e tretë të një pallati në Elbasan, ndërsa ky i fundit ruhej nga policë.

Në këtë ngjarje humbi jetën edhe babai e personit të ekzetuar i cili pësoi atak kardiak pasi nuk e përballoi dot tronditjen teksa pa djalin të ekzekutuar.  Arrestimi u krye në vijim të operacionit policor “Krasta”

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal nr. 480, datë 12.06.2019, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake”, në lidhje me vrasjen e shtetasit G. B., (alias A. M.,) dhe të babait të tij shtetasit N. B., ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012 në lagjen “Çlirimi” Elbasan.

Task - Forca Speciale kishte marrë informacione në rrugë operative, se ky shtetas fshihej në Itali dhe falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Romës, si dhe Zyrës Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në vendin tonë, paraditen e sotme u bë e mundur kapja e tij, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë

Në kuadër të operacionit "Krasta", më 14 qershor u arrestuan dhe u ndaluan 10 persona, si dhe u shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, ndër ta edhe shtetasi i kapur sot në Itali.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco