Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Parandalohet vrasja, arrestohen dy persona në Kamëz

Parandalohet vrasja, arrestohen dy persona në Kamëz

13:25, 28/06/2019
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar dy persona në Kamëz gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit të forcave blu, ka qenë ndërhyrja në kohë e policisë së Kamzës ka parandaluara vrasjen e dy personave.

Ja njoftimi i plotë:

Kamëz, Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz,  parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale.

Marrja në kohë e informacionit si dhe ndërhyrja me profesionalizëm e forcave të Policisë të Komisariatit nr 5, parandaloi  përshkallëzimin e një konflikti me armë.

Parandalohet vrasja e dy personave

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe bllokohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Kallashnikov, që dyshohet se do ta përdorin këta dy shtetas ndaj dy shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.

Shërbimet e Policisë  të Komisariatit të Polcisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Valias po ndodhte nje konflikt i ashpër midis disa personave, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë dy shtetas:

B.S., 40 vjeç, banues ne Valias.

S.S., 39 vjeç , banues në Valias, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” .

Gjithashtu falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit Kallashnikov me dy karikatore me fishekë, me të cilën këta dy shtetas dyshohet se do vrisnin dy shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt.

Po në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe automjeti i autorëve të kësaj ngjarjeje tip Porsche Cayenne.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur ne tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco