I preu rrugën, makina përplas fëmijën 10 vjeçar

I preu rrugën, makina përplas fëmijën 10 vjeçar

21:26, 27/06/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës ku një fëmijë ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17, ku një fëmijë 10 vjeç ka dalë nga lulishtja dhe në mënyrë të beftë i ka prerë rrugën një automjeti.

Aktualisht fëmija është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 27.06.2019, rreth orës 20:10, në lagjen Nr.17 Durrës, shtetasi E.Xh., 45 vjeç,  duke drejtuar automjetin e tij , ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale R.P., rreth 10 vjeç, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco