Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

FOTO/ Pastrim parash, sekuestrohen 1,5 milionë euro pasuri në Vlorë

FOTO/ Pastrim parash, sekuestrohen 1,5 milionë euro pasuri në Vlorë

18:46, 27/06/2019
A+ Aa A-

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, vendosën sekuestro mbi disa objekte me vlerë që arrin 1,5 milionë euro.

Bëhet fjalë për 5 apartamente banimi, 1 vilë trekatëshe, 1 anije peshkimi dhe 4 automjete, të gjitha në pronësi të shtetasit Maks Merkaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky person është arrestuar vitin e kaluar për grup të strukturuar kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali. Pritet ekstradimi i tij.

52-vjeçari në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Vlorës më 13.7.2018 me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Maks Merkaj rezulton i dënuar nga drejtësia italiane me 17 vjet burg për veprat penale “organizatë kriminale”, “pengmarrje”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “marrëdhenie seksuale me dhunë”.

Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar” Blic”, finalizuar nga Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe vënien e tyre para drejtësisë. 52-vjeçari, banues në lagjen “10 Korriku”, është dënuar nga Gjykata e Venecias në vitin 2011 me 17 vite burg.

Merkajt i kanë mbetur edhe 14 vjet për të shlyer dënimi i marrë në vendin fqinj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco