Sekuestrohen dy kallashnikovë në Shkodër, pranga poseduesve

Sekuestrohen dy kallashnikovë në Shkodër, pranga poseduesve

13:50, 27/06/2019

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë dy persona për armëmbajtje pa leje. Njëri prej tyre akuzohet edhe për kundërshtim të punonjësit të Policisë.Policia sekuestroi dy armë zjarri automatik.

"U arrestua në flagrancë shtetasi K. F. 19 vjeç, banues në fshatin Reç, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arme?ve, arme?ve shpe?rthyese dhe i municionit” dhe “Kunde?rshtimi i punonje?sit te? policise? se? rendit publik”.

Arrestimi i ti u bë pasi në plazhin e Velipojës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është ndaluar nga policia, ku si pasojë ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me një krëhër me fishekë dhe mjeti tip Benz.

Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua shtetasi Gj. H., banues në fshatin Barbullush, për veprën penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arme?ve, arme?ve shpe?rthyese dhe i municionit”.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një tokë në afërsi të banesës së tij u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me një krëhër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco