Trafikant droge/ Prangoset oficeri i policisë bashkë me 3 shpërndarës

Trafikant droge/ Prangoset oficeri i policisë bashkë me 3 shpërndarës

18:04, 26/06/2019
A+ Aa A-

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), mbi bazën e të dhënave që dispononte rreth implikimit të një punonjësi policie në veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë zhvilloi një hetim të plotë, duke aplikuar metoda speciale hetimi.

Nga hetimet për rreth 3 muaj, u siguruan prova se punonjësi i Policisë, në bashkëpunim me persona të tjerë, përveç se ishin përdorues, shpërndanin edhe lëndë narkotike.

Ai duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra, siguronte mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

Nisur nga rrethanat, faktet e paraqitura dhe analiza e bërë me Prokurorin e çështjes, u zhvillua operacioni dhe u arrestuan në flagrancë:

- L. B., 27 vjeç, nga Tirana, me detyrë ndihmës specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”;

- J. K., 26 vjeç, nga Tirana, financier, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”;

- E. M., 35 vjeç, nga Tirana, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”;

- A. K., 31 vjeç, nga Tirana, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”.

Gjatë operacionit u sekuestruan provat materiale:

- pistoletë me fishekë;

- disa telefona celularë;

- dy qese plastike, në të cilat dyshohet se ka mbetje të lëndës narkotike kokainë;

- kopje kartëmonedhash të huaja

Hetimet po vijojnë edhe ndaj personave të tjerë, të cilët dyshohet se janë furnizues me lëndë narkotike të personave të arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco