Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

FOTO/ Përplasje fatale e 3 makinave të kushurinjve në Lushnjë, humb jetën 18-vjeçari Foto nga vendi i ngjarjes

FOTO/ Përplasje fatale e 3 makinave të kushurinjve në Lushnjë, humb jetën 18-vjeçari

07:42, 26/06/2019
A+ Aa A-

Një përplasje vdekjeprurëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek Kryqëzimi i Shoferit në aksin Fier-Lushnje.

Tre makina janë përplasur me njera-tjetrën dhe si pasojë, një 18-vjeçar me emrin Klodian Sharka ka humbur jetën. Klodian Sharka ndodhej pasagjer në makinën që u përplas dy herë, e cila drejtohej nga Mariglem Sharka, 22 vjeç.

Makina 'Benz"  e Maringlem Sharkës u përplas herën e parë me makinën e kushurit të tij, Bajram Sharkës, 31 vjeç, nga Lushnja dhe herën e dytë, me një mjet tjetër, të G.Q nga Kopliku.

Mariglem Sharka dhe shoferi nga Kopliku, G.Q. janë plagosur dhe ndodhen në spitalin e Lushnjes.

Njoftimi i policisë:

Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje.(pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).

Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco