Pasagjer në makinë, policia bën për spital 61-vjeçarin në Korçë/ SHÇBA nis hetimin

Pasagjer në makinë, policia bën për spital 61-vjeçarin në Korçë/ SHÇBA nis hetimin

20:29, 25/06/2019
A+ Aa A-

Patrulla e policisë së qarkullimit në Korçë ka dhunuar një 61-vjeçar.

Albert Shkëmbi ka qenë pasagjer në një mjet në momentin që e ka ndaluar patrulla e policisë në rrugën Korçë-Maliq, në afërsi të Libonikut.

Patrulla mësohet se i ka kërkuar 61-vjeçarit ta shoqërojë, por ai nuk ka pranuar sepse ishte pasagjer në mjet dhe jo në drejtimin e makinës.

“Çuam peshkun dhe pimë nga një gotë raki. Patrulla  na pa, e kthen ky shoku makinën. E morën ata ke pirë alkool, nuk ke  pirë. Unë isha në makinë. E morën atë dhe mua erdhën dhe më dhunuan. Më thanë çfarë do që ke hipur në makinë. Më goditën dy policët, ky në foto i pari dhe ai tjetri që është shefi i rrugores. Më thoshte çfarë ke, çfarë ke, rri urtë. Dhe prapë më godiste dhe në makinë”, rrëfen i dhunuari.

61-vjeçari po trajtohet në repartin e terapisë ditore në spitalin e Korçës dhe ka dëmtime nga goditjet në kokë dhe dorë.

Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me dhunimin e Albert Shkëmbit. Ndaj policëve ka nisur një hetim nga SHÇBA, ndërsa 61-vjeçari i dhunuar është proceduar për kundërshtim me dhunë të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco