Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ndalohet 55 vjeçari në Rinas, ja çfarë ju gjet me vete nga policia kufitare

Ndalohet 55 vjeçari në Rinas, ja çfarë ju gjet me vete nga policia kufitare

19:38, 25/06/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njofton se ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, ku ka sekuestruar 23.250 euro.

Sipas njoftimit të Policisë Kufitare në Rinas është ndaluar 55 vjeçari, H.LL, 55 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit.

Shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Rinas

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi

Policia Kufitare procedon penalisht një 55 vjeçar. Sekuestrohen 23.250 euro

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave për forcimin e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rreth orës 16.00 është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit H.LL, 55 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco