Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Plagosën me thikë të riun në Korçë/ Arrestohen 3 persona

Plagosën me thikë të riun në Korçë/ Arrestohen 3 persona

18:56, 25/06/2019
A+ Aa A-

Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona të dyshuar si autorëe të plagosjes me thikë dhe sende të forta të një 24-vjeçari mbrëmjen e djeshme.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit A.K, 18 vjeç (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”)

M.J, 28 vjeç, (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”) si edhe I.A, 32 vjeç, banues në Korçë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndodhur pranë tregut të shumicës, dyshohet se kanë goditur me sende të forta në trup dhe kanë plagosur me thikë shtetasin A.T, 24 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve”,-njofton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të kryera në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco