Përleshje dhe plagosje në Burgun e Korydallos

Përleshje dhe plagosje në Burgun e Korydallos

15:09, 25/06/2019

Nuk gjejnë qetësi burgjet ne Greqi. Sot në burgun më të madh të vendit më problematik ne Korydallos janë duke u zhvilluar episode serioze me përplasjet midis të burgosurve të godinave B dhe E.

Sipas të dhënave të deri tanishme, të burgosurit thyen hekurat ndarëse dhe dyshohet se kanë dalë oborr, ndërsa janë përpjekur për të zënë komandën.

Dihet qe ne godinën E qëndrojnë te dënuarit me problematik. Në këtë burg ndodhen tetë godina , ku pesë prej tyre janë për te dënuarit dy klinika dhe komanda.

Sipas informacioneve të para nga mediat vendase, ka edhe të plagosur nga përplasjet. Jashtë burgjeve ekzistojnë forca të forta policore dhe burra të EKAM, ndërsa sipas portalit te Drejtësisë Dikastiko.gr, forcat e policisë kanë ndërhyrë brenda në ambientet e burgut.

Sipas informacionit nga Ministria e Drejtësisë, situata është e kontrolluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco