Me armë në brez, arrestohet 25 vjeçari në Shkoder

Me armë në brez, arrestohet 25 vjeçari në Shkoder

11:00, 25/06/2019
A+ Aa A-

Eshtë arrestuar një person në Shkodër pasi po shetiste me motror me një pistoletë pa leje me vehte.

Arrestimi I tij u bë pasi Forca Posaçme “Shqiponja” kanë bërë ndalimin e tij i cili udhëtonte me motorr dhe gjatë kontrollit të ushtruar ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarr, pistoletë tip TT.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri vihet në pranga 25 vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri, pistoletë.

Nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kapet dhe arrestohet në flagrancë shtetasi L. M, 25 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi I tij u bë pasi Forca Posaçme “Shqiponja” kanë bërë ndalimin e tij i cili udhëtonte me motorr dhe gjatë kontrollit të ushtruar ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarr, pistoletë tip TT.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco