Aksident i rëndë në Fier, 2 të plagosur nisen me urgjencë drejt Tiranës

Aksident i rëndë në Fier, 2 të plagosur nisen me urgjencë drejt Tiranës

08:48, 25/06/2019
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelene. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Fratar ku si pasojë e përplasjes së automjetit janë plagosur 3 shtetas.

Ata jane dërguar në Spitalin Rajonal në Fier ndërkohë që më pas dy prej tyre janë nisur drejt Tiranës ndërsa një prej të plagosurve po i nënshtrohet mjekimit në Fier.

Informacion paraprak

Sot në datën 25.06.2019, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ne vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit” shtetasi B.M, 39 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi B.M.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco