Aksidenti i rëndë, humb jetën 42 vjecari

Aksidenti i rëndë, humb jetën 42 vjecari

08:37, 25/06/2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Senes të Divjakës ku një 42-vjeçar, banues në Këmishtaj ka humbur jetën pasi mjeti i tij ka dalë nga rruga.

Mësohet se B.M., 42-vjeç ka humbur kontrollin e  mjetit bujqësor dhe është rrëzuar në kanalin anësor ku për pasojë ka gjetur edhe vdekjen.

Informacion paraprak

Gjatë natës në  fshatin Senes, Divjakë, shtetasi B.M, 42 vjeç, banues në Këmishtaj, duke drejtuar një mjet bujqësor zetor, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në kanalin anësor të rrugës ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco