Dy shqiptarë babë e bir rrahin rrugaçët, nga grushtat e pësojnë dhe policët

Dy shqiptarë babë e bir rrahin rrugaçët, nga grushtat e pësojnë dhe policët

07:35, 25/06/2019

Babai dhe i biri i tij, shtetas të Kosovës, janë akuzuar në Gjykatën e Qarkut në Aarau për rrahje dhe kërcënim të policisë. Prokuroria kishte kërkuar dënime prej gjashtë muajsh burgim me kusht për të dytë si dhe dëbim nga Zvicra për pesë vjet, shkruan aargauerzeitung.ch.

Dy personat në fjalë, babai dhe i biri, ishin përfshirë në një konflikt fizik, pasi që në parkingun privat të të birit kishin qëndruar dhe tymosur tre persona. Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2018.

Babai kishte nisur fjalosjen me ta. Sipas gruas së tij, e ftuar si dëshmitare, shpesh herë kishte ngjarë që parkingu privat të keqpërdorej nga njerëz që tymosnin drogë. Edhe kësaj here, sipas saj, i shoqi kishte ndier erën e drogës. Ai kishte alarmuar qendrën e emergjencës, por nga ajo kishte marrë përgjigjen se nuk kishte ndonjë patrullë të lirë në atë moment, kështu që i ishte sugjeruar të bisedonte me tymosësit, transmeton albinfo.ch. Por, ai ishte ndjerë i provokuar nga tre të rinjtë, kështu që e kishte goditur njërin prej tyre me shuplakë. Për pasojë, njëri prej tyre i kishte rënë atij me grusht.

Ndërkohë në parking kishte arritur policia. “Policët kishin gjetur në afërsi tre të rinjtë, të cilët, nga frika, kishin ikur prej vendit të ngjarjes”, thuhet në dokumentin e akuzës. Pastaj ata të tre bashkë me dy policët kishin shkruar në parkingun e përmendur ku kishin nisur debatin me babain dhe me të birin i cili ndërkohë ishte kthyer në shtëpi.

“Bashkëbisedimi në fillim kishte rrjedhur pa probleme”, thuhet në akuzë, transmeton albinfo.ch. Por, kur djali e mori vesh se babai i tij ishte goditur, ai kishte humbur vetëkontrollin dhe kishte goditur njërin nga të rinjtë në fytyrë. “Reagimi im nuk ishte i mirë. Më vjen keq”, tha ai në sallën e gjykimit.

Por policët kanë deklaruar se gjatë ndërhyrjes së tyre janë sulmuar fizikisht nga pronari i parkingut dhe babai i tij. Këta të dy, nga ana tjetër thonë se menjëherë pas grushtimit që kishte bërë djali, policia i kishte goditur ata me kërbaç dhe me sprej. “Ata u treguan shumë agresivë”, thotë i riu, i cili shton se nuk ua ka kthyer goditjen policëve. Eventualisht, sipas tij, ai mund të ketë lënduar pa qëllim njërin polic gjatë rrëmujës së krijuar, përcjell albinfo.ch. Edhe babai është mbrojtur por nuki ka goditur policët, ka thënë i biri.

Dënimi i kërkuar nga prokuroria është shumë i rëndë, sipas mbrojtjes së dy të akuzuarve. Babai jetonte në Zvicër prej 50 vitesh ndërsa i biri prej 28 vitesh kështu që kthimi i detyruar në Kosovë do të kishte për ta pasoja katastrofike.

Veç kësaj “figura e veprës penale të pretenduar nuk është përmbushur pasi që policët nuk kanë pasur qëndrim pasiv në këtë mes”, ka konstatuar kryetarja e Trupit Gjyqësor, duke i shpallur dy kosovarët të pafajshëm në këtë pikë. Por ata janë megjithatë fajtorë për sulm, dhumë dhe kërcënim ndaj zyrtarëve shtetërorë.

“Një dënim me gjobë është i mjaftueshëm. Ata nuk kanë qenë të dënuar më parë”, ka thënë kryetarja më tutje.

Kështu, pronari i parkingut është dënuar me gjobë prej 150 njësish ditore nga 50 franga (7500 franga gjithsej) ndërsa babai i tij me 150 njësi ditore nga40 franga ose 6000 franga ghjithsej. Të dy dënimet janë me kusht për 3 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu25/06/2019 10:29

Injorant kosove gje e trashhh

Shto koment

Denonco