Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Forca të shumta policie rrethojnë mbledhësen e kanaçeve, ja si e ndjekin nga pas me makinë si kriminele

VIDEO/ Forca të shumta policie rrethojnë mbledhësen e kanaçeve, ja si e ndjekin nga pas me makinë si kriminele

21:05, 24/06/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje që duket e zakonshme në Shqipërinë e sotme, ka ndodhur ditën e sotme në një nga zonat e Tiranës.

Forca të shumta të Policisë së Shtetit por edhe të Policisë Bashkiake, kanë rrethuar një qytetare e cila po mblidhte kanaçe. Siç shikohet edhe pamjet filmike, kanë qenë mbi 15 policë, si të kishim të bënim me një aksion policor që kanë rrethuar shtetasen, e cila nuk ka pranuar të dorëzojë thesin me kanaçe, të cilin siç dëgjohet e ka për bukën e fëmijëve.

Në një moment shtetasja në fjalë ka mundur tu largohet policëve, por këta të fundit i janë vënë nga pas duke e ndjekur me makinë.

Sigurisht një situatë absurde në Shqipërinë e Ramës, ku kriminelët lëvizin të lirë, madje vjedhin edhe vota, ndërsa njerëzit që përpiqen të nxjerrin bukën e gojës ndiqen si kriminelë dhe futen në qeli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aliqaniu27/06/2019 18:35

13 polica per nje thes me kanace , po si su vjen zorr. Kush i paguan keto shpenzime . Kaq shume fitim paskan kanacet qe mblidhkan keta fukarenjte? E mos mendoni se jane jevgj joooo, me ardhjen e rilindjes ne pushtet tani ne kosha sheh edhe komshij apo te njohur. Rrofte Rilindja ,Rrofte Lleshi

Perpiquni ta hidhni ne shume vende . 25/06/2019 13:45

Qe kjo qe ndodh eshte , ska fjale me .

Higgins24/06/2019 22:42

Eshte monopol i oligarkeve mbledhja e kanoceve prandaj i leshojne policat si qena pas njerezve te varfer qe ne fund te fundit po perpiqen te nxjerrin buken e gojes dhe bejne nje gje te vlefshme per mjedisin . Ndjehemi si bashkefajtor sepse me taksat qe paguajme po mbajme ne kembe nje shtet anti popullor. Duhet te mos paguajme asnje takse me per kete shtet,, as per bashkine Tirane. O Zot ki meshire per kete popull! Na cliro nga kjo klike antipopullore!????

Filloreta24/06/2019 21:51

Ju mos gjetshi varr ku te futeni more maskarenjt e dreqit, merreni me fukarejt e shkrete qe mezi nxjerrin buken e gojes

Shto koment

Denonco