EMRAT-FOTO/ Ndalohen nga policia greke, zhduken dy 19 vjeçarë shqiptarë

EMRAT-FOTO/ Ndalohen nga policia greke, zhduken dy 19 vjeçarë shqiptarë

18:39, 24/06/2019
A+ Aa A-

Dy shqiptarë janë zhdukur pasi janë ndaluar nga policia greke.

Gazetari shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria shkruan:
Lajmin ja kanë bërë pak çaste më parë të afërmit e 19-vjeçarit Halit Laka nga Komuna Buz i Tepelenës, ku para 20 ditësh së bashku me një shokun e tij është ndaluar nga policia e Selanikut.

Dy djemtë të një moshe që u ndaluan nga policia gjatë kontrollit nuk disponojnë leje qëndrimi, gjithashtu nuk ka precedent penal si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.

Haliti 19-vjeçar kishte dy muaj qe punonte në bujqësi si pastrues ullishtesh me disa nga kushërinjtë e tij. Nga të afërmit mësojmë se djali është shoqëruar në komisariatin e policisë të Selanikut së bashku me shokun e tij Arben Veliaj nga fshati Lofkend i Mallakastrës, Qarku Fier. Haliti humbi kontaktet ne prag te ditlindjes. Por...

Kontakti i fundit i tij ka qenë kur ka folur me motrën vetëm pak minuta duke i thënë: Qe jam i ndaluar ne Policin e Selanikut.

Familja është informuar nga disa të afërm të saj nga Selaniku ku e kanë njoftuar se djali i tyre është ndaluar nga policia e Selanikut për mungesë të leje qëndrimit në Greqi.

Humbja e dy të rinjve duhet të jetë një alarm për të dy vendet duke pasur parasysh se nga dita ne ditë rriten numrat e shqiptarëve të zhdukur.

Po sot është njoftuar dhe venë në lëvizje si gjithnjë Konsullata e Selanikut për të cilën edhe e falënderojmë.

Theksojmë se numri i shqiptarëve te zhdukur shkon ne 74, ku ende nuk ka filluar asnjë hetim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco