Aksidenti tragjik/ Vdes shqiptari në Zvicër

Aksidenti tragjik/ Vdes shqiptari në Zvicër

10:17, 23/06/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar 46-vjeçar me banim në Kantonin St. Gallen në Zvicër ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Tigelbergstrasse, në një fshat Berneck.

Sipas medieve zvicerane, shkaku i aksidentit te shqiptarit nga Kosova ende nuk dihet, por sipas pistës së parë vetura ka qenë me shpejtësi më të madhe, pasi ka depërtuar përtej rrethojave, duke u rrokullisur disa herët në atë pjesë.

Ambulanca, kishte arritur me kohë, por mjeku i emergjencës, ka konstatuar se i aksidentuari ka gjetur vdekjen menjëherë.

Ndërkaq hetimet e detajuar do të vazhdojnë tutje, pasi terreni nuk është i përshtatshëm dhe sipas autoriteteve policore kjo do të marrë kohë deri në ekzaminimin përfundimtar të rastit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco