Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

U arratis para dy muajsh nga burgu/ Arrestohet 48-vjeçari në Greqi

U arratis para dy muajsh nga burgu/ Arrestohet 48-vjeçari në Greqi

16:51, 22/06/2019
A+ Aa A-

Një 48-vjeçar shqiptar i arratisur nga burgu grek, u arrestua nga policia natën e së premtes në afërsi të stacionit të trenit  në Tryntha Nafplio, Lamia. 

Sipas mediave të vendit fqinj, arrestimi i tij u bë pas informacionit të siguruar si i arratisuri shqiptar nga burgu ndodhej në Lamia.

Shqiptari 48-vjeçar është arratisur nga paraburgimi  më 4 prill 2019.

Ai ndodhej në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Athinë që e kishte dënuar atë me 11 vjet e 6 muaj burg për vjedhje të rëndë dhe grabitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco