Prindërit i fikin wi-fi pasi nuk hiqte dorë nga video loja, ai i helmon…

Prindërit i fikin wi-fi pasi nuk hiqte dorë nga video loja, ai i helmon…

15:33, 20/06/2019
A+ Aa A-

Videoloja ishte bërë si drogë për të. Nuk arrinte që të jetonte pa të dhe inatosej ndaj kujtdo që i thoshte se nuk i shkëpuste sytë nga celulari.

Një inat i cili shpërtheu keq fundjavën që lamë pas, kur njerku i fiku wi-fi, duke i ndërprerë lojën në mes.

Kështu i riu ideoi një plan hakmarrës, duke helmuar ujin e pusit të familjes, në mënyrë që ti vriste. Ngjarja e rëndë ven nga Sisaket, në Tajlandë, ku 29-vjeçari Sak Duanjan, u kthye në shtëpi i dehur dhe nisi të luajë me zë të lartë me telefonin e tij, ndërkohë që nëna me njerkun kishin rënë për të fjetur.

I shqetësuar njerku Chakri Khamruang, 52 vjeç, u ngrit nga krevati dhe fiku wi-fi me shpresë se do mund të flinte, pa e ditur se ky veprim do tërbonte djalin i cili ngriti dorë ndaj tij.

Nuk u ndal me kaq por i riu, ideoi hakmarrjen duke hedhur pesticide helmuese në pus, ku u kap mat nga e ëma. Kur ajo e pyeti se çfarë po hidhte, ai i ktheu kurrizin dhe ra për të fjetur.

Konfirmimi erdhi vetëm në mëngjes kur gruaja shkoi në pus për të nxjerrë ujë për të gatuar orizin, kur pa se binte erë, ku rezultoi edhe i helmuar.

Kështu familja e denoncoi në polici, ku Duanjan u arrestua dhe pranoi se kishte hedhur helm në pus, pasi ishte inatosur me njerkun, i cili i kishte ndërprerë lojën në celular.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco