I dënuar për vrasje, kapet në Kavajë i denuari me 14 vjet burg në Itali

I dënuar për vrasje, kapet në Kavajë i denuari me 14 vjet burg në Itali

13:23, 20/06/2019
A+ Aa A-

Ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, është arrestuar në Shqipëri dhe pritet të ekstradohet në drejtim të Italisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences / Itali, në vitin 2002 e ka dënuar me 14 vjet burg për veprën penale “Vrasja me paramendim", të parashikuar nga neni 575 i Kodit Penal Italian.

Ja njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit E.M, 45 vjeç, banues në Kavajë, i cili shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences / Itali, në vitin 2002 e ka dënuar me 14 vjet burg për veprën penale “Vrasja me paramendim", të parashikuar nga neni 575 i Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco