Reprezalje në Mat, arrestohen qytetarë, zyrtarë e policë të bashkisë!

Reprezalje në Mat, arrestohen qytetarë, zyrtarë e policë të bashkisë!

09:59, 20/06/2019
A+ Aa A-

Pas përplasjeve të djeshme në 16 bashki të vendit për bllokimin e KZAZ-ve, në funksion të dekretit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor, mbrëmë gjithë natën dhe mëngjesin e sotëm, policia e shtetit ka nisur reprezaljen nëpër   banesat e demonstruesve, duke kryer edhe dhjetëra arrestime e shoqërime. Policia e Shtetit njofton se në Burrel dhe Klos ka arrestuar 9 persona, përfshirë policë të bashkisë, zyrtarë vendorë dhe qytetarë. Ndërsa 12 persona të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë së Matit:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 19.06.2019, ku persona të ndryshem kanë ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit dhe sigurisë të cilët mbanin në ruajtje KZAZ, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore të KZAZ Nr. 16, (që ndodhej në Pallatin e Sportit Ferit Hysa), Bashkia Mat, dhe KZAZ nr 17, (që ndodhej tek Bibloteka e qytetit), Bashkia Klos, Specialistët për Hetimin e Krimit në D.V.P. Dibër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas veprimeve hetimore, identifikimin e personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, kanë arrestuar në flagrancë 9 shtetas:

M.D, 53 vjeç, banues në Burrel (Polic i Bashkisë Burrel)
I.Ç, 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)
M.L, 38 vjeç, banues në Klos( Përgjegjës i zyrës së ndihmës eknomike në Klos)
R.D, 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirmbajtjen e Rrugës, Klos)
H.K, 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britani e Madhe.
E.D, 21 vjeç, banues në Burrel
Xh.Gj, 55 vjeç, banues në Burrel
E.T, 49 vjeç, banues në Klos
M.Gj, 62 vjeç, banues në Klos

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas, konkretisht :

N.D, B.Ç, D.V, S.K, B.C, Sh.XH, A.B, R.K, Sh.D, J.F, K.P, E.P.

Si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

:Redi..20/06/2019 16:30

O popull!Mos fli gjume,por cohu kunder ketyre maskarenjve qe nu ke kan as din as iman,sepsr neser do ta shikosh edhe ti veten prapa hekurave te burgut.Keta kane vendosur qe te gjithe popullin ta fusin ne burg.

Londra20/06/2019 11:07

O zot sa te trashe qe jane! Ku ben vaki te arrestohet njeri ne bote, pervec ne turqi e rusi qe te arrestohen njerezit qe vene drejtesine ne vend! Turp i madh qe te quash veten shqiptar! aman mos i publikoni me keto vemje se na felliqen!

Shto koment

Denonco