Aksident me vdekje në rrugën Korçë - Maliq, 73-vjeçari grek shtyp një vajzë Pamje nga vendi i aksidentit

Aksident me vdekje në rrugën Korçë - Maliq, 73-vjeçari grek shtyp një vajzë

09:02, 20/06/2019
A+ Aa A-

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Korçë - Maliq, afër fshatit Vloçisht, një vajzë 21 vjeçe është shtypur nga makina teksa ishte duke kaluar rrugën. Policia tha se viktima ka inicialet S.XH dhe është banuese në Leminot, kurse autori është një shtetas grek 73 vjeç me iniciale P.B, që drejtonte një 'Toyota'.

Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen S.Xh, rreth 21 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco