Me armë në brez në mes të qytetit, arrestohet durrsaku

Me armë në brez në mes të qytetit, arrestohet durrsaku

15:24, 19/06/2019
A+ Aa A-

Policia e Durrësit informon se ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi lëvizte me armë nëpër qytet.

I arrestuar ka përfunduar shtetasi D.M 28 vjeç, pasi u kap duke lëvizur me armë të tipit “Ekol 99”. Arrestimi i tij u krye nga shërbimet policore të komisariatit numër 6 të qytetit bregdetar.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Evidentohet dhe goditet një rast i armbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë një shtetas që qarkullonte më armë zjarri.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Shërbimet e Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi:
-D.M., 28 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Ky shtetas është kapur nga Shërbimet në lagjen Nr. 6, Durrës ,duke lëvizur me armë zjarri tip "Ekol 99", e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco