Vrasja e grekes në Rodos, flet për herë të parë shqiptari

Vrasja e grekes në Rodos, flet për herë të parë shqiptari

12:03, 19/06/2019

Pak kohë më parë, opinioni publik grek u trondit nga një ngjarje makabre, ku studentja Eleni Topaloudu u përdhunua dhe u vra, duke u hedhur nga një shkëmb në det.

Të akuzuar për vrasjen e Topaloudi janë një shqiptar 19 vjeç dhe një grek. 19-vjeçari shqiptar, i burgosur për rastin në Grevena ka folur ekskluzivisht për “Star”. Në bisedën e shkurtër, shqiptari deklaroi se është i sigurt se shoku grek hedh akuza mbi të, shkruajnë mediat helene.

“Nuk më intereson se çfarë thonë grekët. Unë kam një avokat”, ka deklaruar i riu nga Shqipëria. Dyshimet paraprake të hetuesve janë se të dy djemtë janë të përfshirë në vrasjen e të resë greke. Giannis Topaloudu tha se nuk mundet që një person i vetëm ta bëjë vetë gjithë vrasjen, prandaj shprehet se dyshon se ekzekutimi ka ndodhur në bashkëpunim.

Shqiptari dhe greku në burg nuk komunikojnë me njëri – tjetrin. Përdhunimi dhe më pas vrasja e Eleni Topolaudi në Greqi nxori në pah një realitet tragjik në shtetin grek, atë të përdhunimeve dhe vrasjeve që ndodhin në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco