VIDEO/ Krastë, arrestohet autori, që qëlloi me kallashnikov fëmijën 6 vjeçar/ Emri

VIDEO/ Krastë, arrestohet autori, që qëlloi me kallashnikov fëmijën 6 vjeçar/ Emri

08:37, 19/06/2019

Policia  ka arritur të arrestojë autorin e plagosjes së rëndë të fëmijës 6 vjeçar në Martanesh dhe ka publikohuar momentet e arrestimit të tij.  

Me datë 19.06.2019, rreth orës 1:15, Komisariati i Bulqizës ka marrë informacion, se pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, mes shtetasve J. K., H. Rr. dhe Sh. P, shtetasi J. K, është larguar nga lokali dhe dyshohet se ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të banesës të H. Rr.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Bulqizës, në orët e mëngjesit, është bërë kapja e autorit të ngjarjes shtetasit J. K., 27 vjeç, banues në Krastë, si dhe sekuestrimi i armës së krimit.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco