Breshëri plumbash mbi 6-vjeçarin, autori synoi t’i vriste babanë/ Emri

Breshëri plumbash mbi 6-vjeçarin, autori synoi t’i vriste babanë/ Emri

08:04, 19/06/2019
A+ Aa A-

Breshëria e plumbave që është derdhur pas mesnate, mbi një fëmijë vetëm 6 vjeç në Krastë të Martaneshit, ishte "nisur" në fakt për t'i marrë jetën babait të tij.

Një 27-vjeçar me emrin Jetmir Koxherri ëhstë autori i ngjarjes, që ka qëlluar drejt babait të vogëlushit, për shkak të një konflikti midis tyre, por plumbat kapën të voglin. Fëmija, në gjendje të rëndë, me tre plumba në fytyrë dhe të tjerë në trup, po transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Policia njoftoi se si ka rrjedhur ngjarja: 

Me datë 19.6.2019, rreth orës  1:15, është marrë informacion, se pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, mes shtetasve J. K., H. Rr. dhe Sh. P, shtetasi  Jetmir Koxherri është larguar nga lokali dhe dyshohet se ka marrë një  armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të banesës të shtetasit H. Rr,  ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur, i cili po merr ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Bulqizës, në orët e mëngjesit, është bërë kapja e autorit të ngjarjes shtetasit J. K., 27 vjeç, banues në Krastë, si  dhe sekuestrimi i armës së krimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco