Punonjësi i Rinasit, i arrestuar se ndihmoi grabitësit, ‘qep’ gojën para gjykatës

Punonjësi i Rinasit, i arrestuar se ndihmoi grabitësit, ‘qep’ gojën para gjykatës

14:04, 18/06/2019
A+ Aa A-

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg Hasan Kanacin, i arrestuar i 7 për grabitjen në Rinas në 9 prill. Para trupit gjykues, 48 -vjeçari ka qëndruar i heshtur para gjykatës dhe nuk ka pranuar të flasë.

Kanaci, i cili dyshohet se ndihmoi  nga brenda aeroportit grabitësit e miliona eurove, u arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda 3 ditë më parë.

Gjatë ndalimit të tij janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë, por pa dhënë saktë vlerën e sekuestruar. Flitet se sasia e parave të sekuestruara është 100 mije euro.

Kanaci ishte punëtor i aeroportit në pjesën cargo ku përpunohen mallrat në aeroport. Ai dyshohet se ka njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjen e tyre. Fillimisht 48 vjeçari u shoqërua në ambientet e policisë, ku nuk ka pranuar se ka lidhje me ngjarjen dhe ka kërkuar një avokat.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco