82-vjeçari kosovar arrestohet për prostitucion, pritet ekstradimi në SHBA

82-vjeçari kosovar arrestohet për prostitucion, pritet ekstradimi në SHBA

13:32, 18/06/2019

Periudhën që e kaloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ilegalisht, 82-vjeçari Ramiz Bordoniqi nga Gjakova po e vuan pas këtyre viteve. Sipas pas një kërkese të SHBA,  që u përcoll nga INTERPOL-i, ai u arrestua në shtëpinë e tij nën dyshimet për mundësim ose detyrim në prostitucion, blerje, posedim, shpërndarje apo shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Dyshimet janë se Bordoniqi kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1998, duke qëndruar aty në mënyrë ilegale, që nga janari i atij viti e deri në shtator të vitit 2001. Në këto 3 vite, ai dyshohet se e ka ndihmuar vëllain e tij për të zhvilluar një ndërmarrje të prostitucionit dhe narkotikëve në Fair Banks në Alaska.

82-vjeçari u arrestua në Gjakovë ditë më parë, derisa dje, Prokuroria Themelore e Gjakovës bëri kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

“Prokurori i rastit ka konsideruar se në bazë të marrëveshjes mbi ekstradim në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe SHBA-së, janë plotësuar kushtet për ekstradim,  prandaj ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 40 ditësh”, thuhet në njoftimin që ka lëshuar prokuroria përkatëse për këtë rast.

Ai ishte larguar nga Amerika pasi që dyshohet se ka kryer të gjitha këto vepra për të cilat është vënë edhe në kërkim ndërkombëtar. 82-vjeçari që u arrestua në Gjakovë

Express mëson se gjatë arrestimit ai ka kundërshtuar policinë që po kryente aksionin, duke thënë se për të gjitha veprat për të cilat dyshohet nuk ka qenë ai fajtor, po një shok e vëllai i tij. Ai  prej disa vitesh është në pension, mirëpo, pas kthimit nga Amerika kishte punuar në Gjakovë në një biznes familjar si mekanik i makinave rrobaqepëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco