Gjyqi i Shullazit/ Kërcënohet në sallën e gjyqit, gjyqtarja

Gjyqi i Shullazit/ Kërcënohet në sallën e gjyqit, gjyqtarja

13:24, 18/06/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit e ka pranuar kërkesën e Blerim Shullazit për largimin e gjyqtares Saida Dollani nga trupa gjykuese e bandës Shullazi.

Ndërkohë një tjetër anëtar i këtij grupi, Gilmando Dani, i ka kujtuar gjyqtares Albana Boksi për t’u tërhequr nga gjykimi në çështjen “Shullazi”, pasi sipas tij ajo ka gjykuar çështjen “Vollga” në Durrës.

“Shumë gjyqtarë para teje janë tërhequr në këtë çështje, bëni mirë që edhe ju të tërhiqeni nga kjo çështje“, është drejtuar Dani gjyqtares në formë të hapur kërcënimi.

Gjyqtarja Boksi, e cila tashmë është kryesuese në këtë proces, është shprehur: Faleminderit për paralajmërimin.

Sipas raportimeve seanca e radhës është shtyrë për në datën 24 qershor, në orën 11:00 pasi KLGJ akoma nuk ka caktuar gjyqtarin e tretë në këtë çështje. Po ashtu pritet Apeli për Krime të Rënda të shqyrtojë kërkesën për përjashtimin e Albana Boksit.

Gjithashtu nuk janë paraqitur asnjë prej avokatëve kryesisht të caktuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ndërsa para pak kohësh janë përjashtuar edhe avokatët e zgjedhur nga të pandehurit, për shkak të përplasjeve që kanë ndodhur ne seancë me ish-gjyqtaren e këtij procesi, Saida Dollani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco