Zjarr në katin e 6 të një pallati në Elbasan, mbeten brenda banorët e kateve më sipër

Zjarr në katin e 6 të një pallati në Elbasan, mbeten brenda banorët e kateve më sipër

11:41, 18/06/2019
A+ Aa A-

Një zjarr i madh ka rënë në katin e 6 të një pallati në qendër të Elbasanit. Zjarri ka rënë në pallatin e njohur si “Divino”. Tymi dhe flakët kanë shpërthyer brenda këtij pallati duke shkaktuar një gjendje alarmante tek banorët e kateve më të larta të cilët e kanë të pamundur që të dalin prej andej, njofton Infoelbasani.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfiëksit e Elbasanit dhe policia, por edhe ata e kanë të pamundur të depërtojnë në thellësi të pallatit për shkak të gjendjes së rënduar.

Ende nuk dihet nëse ka pasur apo jo persona brenda apartamentit. Por mendohet se aty nukndodhet njeri dhe ka shpërthyer zjarr nga diçka e lënë ndezur nga pakujdesia.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco