Masakrohet shqiptari në Athinë, vritet nga banda e hajdutëve

Masakrohet shqiptari në Athinë, vritet nga banda e hajdutëve

11:27, 17/06/2019
A+ Aa A-

Shqiptari humb jetën në krye të detyrës. Një 51 vjeçar shqiptar është vrarë barbarisht gjatë punës si roje nate në një kompani greke në Athinë.

Rreth orës 02.30 një bandë hajdutësh thyen bravat e kompanisë greke në Koridhalo, kapën rojen, e lidhën dhe e goditën disa herë në kokë.

Vajza e viktimës ishte ajo që nxitoi në vendin e ngjarjes, pas një telefonate të shkurtër që arriti të bënte çastet e fundit para sulmit të egër vetë 51-vjeçari, e cila e gjeti babain në çastet e fundit të jetës dhe lajmëroi menjëherë policinë.

Fatkeqësisht, 51 vjeçari shqiptar humbi jetën sapo arriti në spital, ndërkohë që policia bën të ditur se veglat që vodhën grabitësit e që i morën jetën rojës fatkeq kanë një kosto minimale, fare pak euro për të justifikuar një akt të tillë kriminal.

Hetimet vazhdojnë. /BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco