Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Vrau më 1997, ekstradohet nga Athina i dënuari. Emri

Vrau më 1997, ekstradohet nga Athina i dënuari. Emri

10:54, 17/06/2019
A+ Aa A-

Inteproli ka ekstradaura nga Athinë një përson i cili është i dënëuar për varsje të kryer në vitit 1997.

Me datë 28.08.1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër, shtetasi M.H. ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. C., i cili po kthehej në banesën e tij.

Ja njoftimi i plotë:

Interpol Tirana

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Mentor Hasani, 43 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr. 17 datë 31.03.1998, e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale: “Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje të armëve luftarake" parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Me datë 28.08.1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër, shtetasi Mentor Hasani ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. C., i cili po kthehej në banesën e tij.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco