Vjedhje, arrestohet në flagrancë 20 vjeçari në Divjakë

Vjedhje, arrestohet në flagrancë 20 vjeçari në Divjakë

09:22, 17/06/2019
A+ Aa A-

Policia ka vënw në pranga një hajdut 20-vjeçar e të shpallë në kërkim bashkëpuntorin e tij. Të dy autorët e dyshuar janë me precedet të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes.

Policia sqaron se shtetasi S.D ka telefonuar në numrin unik 112 duke lajmëruar se në banesën e tij kishin hyrë dy shtetas të huaj. Menjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e Policisë Divjakë ku bëjnë të mundur kapjen në flagrancë të njërit prej autorëve të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë shtetasin:

M.J, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij shtetasi i dyshuar B.A, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një autoveturë, (automjet të cilin autorët e kanë braktisur në një rrugicë në Divjakë gjatë momentit të ikjes nga ndjekja e policisë) dhe dy telefona celularë të cilët dyshohet se janë përdorur për komunikime për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të disa vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup në juridiksionin e Divjakës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco