Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Sekuestrohen 1.5 milionë euro pasuri të Admir Muratajt dhe familjes së tij/ Lista

Sekuestrohen 1.5 milionë euro pasuri të Admir Muratajt dhe familjes së tij/ Lista

09:09, 17/06/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi se ka sekuestruar pasuritë me vlerë 1.5 milionë euro të Admir Muratajt dhe familjes së tij. Sekuestrimi është bërë me akuzën se këto pasuri janë përfituar me anë të krimit të organizuar. Admir Murataj mbeti i vrarë në përplasjen me Policinë në kohën kur ai dhe banda e tij grabitën miliona euro të bankave, ngarkuar në avionin që ndodhej në pistën e Rinasit.

"Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Departamenti i Policisë Kriminale në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, kanë bërë sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat i përkisnin shtetasve A. M., Sh. M. dhe C. M., dhe konkretisht:

Vilë 3 - katëshe e ndodhur në Prezë, Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2 në emër të shtetasit A. M.

Tokë truall me sipërfaqe 600.3 m2 e shtetasit A. M., ndodhur afër Saukut,

Garazh me sipërfaqe 23 m2, në emër të shtetasit A. M., blerë në vitin 2016

Apartament me sipërfaqe 100.5 m2, në emër të shtetasit A. M.

Tokë truall, në emër të shtetasit A. M.

Apartament banimi në Sarandë, i porositur në datë 05.07.2012 tek një shoqëri ndërtimi, kundrejt shumës 90 000 euro.

Apartament, me sipërfaqe 71 m2, në emër të shtetases A. A. 9 automjete të llojeve të ndryshme relativisht të shtrenjta.

Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet rreth 1,5 milion euro.

Pasuritë e sekuestruara janë lënë në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Po punohet për identifikimin e pasurive dhe aseteve të tjera që kanë këta shtetas, por që nuk i kanë të regjistruar në emër të tyre."

Në foto: Familja e Admir Murataj, duke pritur marrjen e trupit të tij nga morgu.

Admir Nikaj (Murataj) (i vdekur), ka qënë i padënuar në Shqipëri, por në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurimi arrest në burg në mungesë.  Ai akuzohej për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal” nga data  3. 12. 2015  13. 12.2015 dhe 9. 2. 2017.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco