Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Bie nga skela, humb jetën punëtori në Lezhë

Bie nga skela, humb jetën punëtori në Lezhë

13:54, 16/06/2019
A+ Aa A-

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel.

Një 43-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Lezhë.

Punëtori me inicialet M. Sh., ka qenë duke punuar në lartësi kur ka rënë nga skela dhe është plagosur rëndë.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës dhe është futur në sallën e operacionit.

Por ai ka ndërruar jetë.

Burime nga policia thanë se 43-vjeçari  kishte marrë plagë të rënda në trup.

Kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco