Dyshohet se ndihmoi grabitësit e Rinasit, arrestohet punonjësi i Aeroportit/ Emri

Dyshohet se ndihmoi grabitësit e Rinasit, arrestohet punonjësi i Aeroportit/ Emri

10:55, 15/06/2019
A+ Aa A-

Pas ngjarjes së rëndë të grabitjes në Rinas u arrestuan disa persona. Ndërkohë që gjatë ditë së sotme bëhet publik lajmi se është arrestuar nga policia  përsoni që ndihmoi nga brenda autorët. 

Raportohet se personi i vënë në pranga ka njoftuar për futjen e parave ne pistë, orarin dhe lëvizjet. Përsoni i arrestuar gjatë ditës së sotme është Hasan Kanaçi dhe dyshohet se është qi që ka ndihmuar autorët e grabitjes sepktakolare.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Vihet në pranga një tjetër i dyshuar si bashkëpuntor në ngjarjen e datës 09.04.2019  ku u vodhën  me armë nje sasi e kosiderueshme vlerash monetare në Aeroportin e Rinas. Sekuestrohen sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë.

Nga Sektori për Krime të Rënda në Drejtorinë  Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera,  informacioneve të marra në rruge operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar  të kësaj ngjarje kriminale e konkretisht i shtetasit:

• H.K., 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Jane sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë dhe në lekë.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale  “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim" " Grupi i  strukturuar kriminal" " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta"  ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit  “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco