Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Kontrabandë në kufi, arrestohen 3 persona. 1 doganier në pranga, 1 në kërkim

Kontrabandë në kufi, arrestohen 3 persona. 1 doganier në pranga, 1 në kërkim

09:49, 15/06/2019
A+ Aa A-

3 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për shkak se kanë futur mallra kontrabandë në  pikën kufitare të Kakavijës.

Personi që është shpallur në kërkim ka detyrë doganier në këtë pikë kufitare, ndërsa është arrestuar kolegu i tij Muharrem Mullai. Dy personat e tjerë që janë arrestuar janë Maksi Babi dhe Xhino Melonashi.

Në aksin rrugor Gjirokaster-Kakavijë është bërë e mundur ndalesa e nje mjeti ku gjatë kontrollit të ushtruar nga policia u gjet një sasi madhi redbulli dhe qumështi për të cilat nuk ishin paguar detyrimet doganor.

Nga hetimet rezultuan se doganierët në pikën doganore Kakavijë Muharem Mullai dhe Ardit Cani kanë marrë 400 euro dhe kanë lejuar kalimin e mjetit duke ju shmangur detyrimeve doganore. Pas këtij operacioni u sekuestrua makina dhe rreth 190 koli me pije energjike red bull si dhe 5 koli me qumësht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco