Grabitja në Rinas/ Kërkuan ballafaqim me ‘tradhtarin’ e grupit, ja vendimi i Krimeve të Rënda

Grabitja në Rinas/ Kërkuan ballafaqim me ‘tradhtarin’ e grupit, ja vendimi i Krimeve të Rënda

17:28, 14/06/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar sot në një seancë me dyer të mbyllura dy kërkesa të të arrestuarve të grabitjes së Rinasit që kërkonin ballafaqim me Alkond Bengasin, që njihet tanimë edhe në statusin e dëshmitarit të penduar të drejtësisë.

Në kërkesën e tyre dy të akuzuarit kishin kërkuar gjithashtu që dëshmia e Bengasit të mos merrej në kosnideratë si provë kundër tyre.  

Seanca ndaj gjashtë anëtarëve e arrestuar si të dyshuar në përfshirjen e grabitjes në Rinas me 9 prill, konkretisht ndaj Oltion Veselit, Elton Piklit, Alkond Bengasit, Ragip Hajdinit, Renaldo Sulajt dhe Saimir Çelës u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Të pandehurit akuzohen për grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit para 2 muajsh, ku mbeti i vrarë koka e grupit, Admir Murataj

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco