EMRAT/ Shkatërrohet banda e trafikut të drogës/ Në pranga 7 persona, mes tyre 3 shqiptarë

EMRAT/ Shkatërrohet banda e trafikut të drogës/ Në pranga 7 persona, mes tyre 3 shqiptarë

16:32, 14/06/2019
A+ Aa A-

Tre shqiptarë dhe katër talianë kanë rënë në prangat e policisë italiane mëngjesin e ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të policisë së vendit fqinj, janë arrestuar:

kreu i grupit të drogës Bledar Shtembari, i njohur me nofkën “Bledi Shqiptar”

Armand Çuni, shqiptar

Domenico Pennacchietti, italian

Massimiliano Petrucci, italian

Rudenc Medolli, italian

Giuseppe Trovato, italian

Erjon Collaku, shqiptar, u ndalua në aeroportin e Barcelonës, teksa përpiqej të arratisej.

AKUZAT

Të gjithë të arrestuarit janë akuzuar, në mënyra të ndryshme, për mashtrim, zhvatje, lëndim, rrëmbim dhe armë zjarri.

Sipas hetuesve, të dyshuarit, në mënyrë të organizuar, importuan kokainë nga Belgjika dhe më pas, përmes një rrjeti e vendosën atë në tregun e Viterbos, Canepinas dhe Vignanello.

Shqiptarët e arrestuar rezultojnë të gjithë shtetas të parregullt në territorin italian.

“Koka” e bandës, Shefi Bledar Shtembari ishte arrestuar më parë.

4 të arrestuarit janë konkurrentë të drejtpërdrejtë në tregun e drogës të shoqatës kriminale të tipit mafioz, të kryesuar nga Ismail Rebeshi dhe Giuseppe Trovato.

Përgatitja e drograve

Sipas asaj që raporton Ora News, aktiviteti i fshehjes dhe përgatitja e barnave për marketing ishte veçanërisht e sofistikuar. Në fakt, droga arriti në Viterbo, e prerë, e ndarë në doza dhe u vendos në kavanoza qelqi me oriz brenda për ta ruajtur atë nga lagështia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco