Maniak seksual në urbane, qytetarët në Tiranë të frikësuar/ Ja përshkrimi

Maniak seksual në urbane, qytetarët në Tiranë të frikësuar/ Ja përshkrimi

16:05, 14/06/2019
A+ Aa A-

Një njoftim për ekzistencën e një maniaku seksual në linjat e transportit urban ka shqetësuar qytetarët, të cilët kërkojnë identifikimin e personit për marrjen e masave.

Në një nga linjat e transportit urban në kryeqytet ka një maniak seksual. Është ky njoftim i afishuar në disa stacione, i cili ka sjellë edhe shqetësimin e qytetarëve që udhëtojnë në to.

"Shqetësim jashtë mase është. Kemi jetuar jetuar dhe me sistemin e Enver Hoxhës dhe si këto që po dëgjojmë në kohët e sotme nuk kemi rastis". “Shqetësim, kemi fëmijët në autobusë".

"Si nuk më shqetëson, kemi fëmijët në shkollë".

"Për fëmijët është shqetësuese, persona të atillë edhe fatorinot nuk ndërhyjnë ti zbresin, ata bien në sy".

Qytetarët kërkojnë edhe identifikimin e personit, në mënyrë që të merren masa për të mos lejuar më hyrjen e tij në linjat e transportit urban.

"Duhet ta identifikojnë dhe ta kapin. Si lihet ai nëpër rrugë, në autobusë me njerëz. Shteti të marrë masa për këta tipa, shprehen qytetarët, raporton Ora News.

Shqetësim për udhëtarët mbeten edhe kushtet e urbanëve, sidomos gjatë periudhës së verës, ku në shuma autobusë kondicioneri nuk vendoset në punë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco