Lidhje me ‘Ndraghetën’/ Kush është Tani i arrestuar në Itali

Lidhje me ‘Ndraghetën’/ Kush është Tani i arrestuar në Itali

14:33, 14/06/2019
A+ Aa A-

Një 37-vjeçar shqiptar i njohur i Tani, ka përfunduar në prangat e policia italiane dje në mëngjes. “Corriere” shkruan sot se shqiptari i arrestuar është Adrian Rereza, i cili u prangos në Treviglio, si një ndërmjetës i rëndësishëm midis furnizuesve të kokainës nga Kalabria dhe shitësve të rrugës.

“Një lidhje e vogël, por e rëndësishme në një zinxhir që përfshin grupet kryesore të distriktit të Ndrangheta në bregun e Jonit”, shkruan hetuesi. Faktet datojnë që nga viti 2010-2011, për trafikun e kokainës nga Holanda në drejtim të Italisë. Është prill 2011 kur Cosimo Francesco Calabria, 40 vjeç, lindur në Locri, por banues në Cesano Boscone, është në Platì për ngushëllime për një të afërm.

Ai bisedon me binjakun e tij, Damiano duke i thënë në telefon: “Gjërat duhet të udhëtojnë, nuk duhet të jenë këtu”. Referenca ndaj kokainës është e qartë, sipas hetuesve, bazuar në bisedat e mëvonshme. Më 25 prill të atij viti, një ngarkesë arrin në veri dhe italiani flet në telefon me një person të quajtur Tani, me të cilin flet me kode, shkruan gazeta Mapo.

“Ai sapo ka mbërritur, nesër shkon për të marrë makinën. dhe sapo të hapet dera t’ju thërras”, thotë ai. Tani shpesh shfaqet në telefon. “Makina” nënkupton kokainë, pasi termi shfaqet në shumë biseda. “Një mik i dashur vjen nga Vicenza për të parë atë makinë”– thonë në një tjetër përgjim.

Gjuha, për Rosin, dekodohet me lehtësi, por hetuesit gjatë hetimeve pyesin më së shumti se kush është Tani. Deri sa xhaxhai i shtetasit italian, i përgjuar gjithashtu e qorton, duke thënë “Artan, Artan…”.

Policia në Cisano, që ka zhvilluar kontrolle në makinë zbulon se në mesin e njerëzve në bordin e mjetit ishte edhe një person i quajtur Artan Rereza, i njohur edhe me emrin tjetër Ardian Rereza.

Ai është identifikuar si njeriu që ka zhvilluar më shumë se një takim në Cosimo Calabria në sheshin Iper në Brembate: më 15 mars 2011, për shembull, kur mori 1 kg e 750 gram kokainë (duke folur në gjuhën e koduar në telefon “1 metër dhe 75 centimetra); përsëri në Brembate, një muaj më vonë, merr një tjetër sasi të papërcaktuar.

Dhe më pas një tjetër sasi prej 400 gram, një tjetër 200, etj. Në burg, gjithashtu përfundoi një trafikant kolumbian banues në Roterdam, Roberto Fernando Bolivar Contreras Gomez. Të dyshuarit e ‘Ndrangheta’ argëtoheshin duke e quajtur atë “Crodino Grande”. Detaje për aleancën u zbuluan gjithashtu edhe nga hetimet e xhandarmërisë franceze, policisë holandeze dhe “DEA”-s amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco