Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO/ Banda e kokainës në Itali, arrestohet kapoja shqiptar me 2 'ushtarë', i katërti në kërkim/ Emrat I arrestuari Rudenc Medolli

VIDEO/ Banda e kokainës në Itali, arrestohet kapoja shqiptar me 2 'ushtarë', i katërti në kërkim/ Emrat

12:47, 14/06/2019
A+ Aa A-

Një trafik droge nga Belgjika në Itali u shkatërrua falë një operacioni të Policisë italiane, të koduar si Underground dhe që vuri në pranga shefin e saj shqiptar me dy ‘ushtarë” dhe ka shpallur kërkimin për të katërtin. Të arrestuarit: Bledar Shtëmbari si "kapoja", Armand Çuni dhe Rudenc Medolli dhe në kërkim, Erjon Çollaku.

Mediat italiane njoftojnë se operacioni “Underground u krye nga Policia e Romës dhe gjithçka e pati fillesën tek kallëzimi i një maqedonasi në vitin 2015. Hetimet e karabinierëve të Viterbo filluar kur maqedonasi,  i dëshpëruar dhe i tmerruar, denoncoi se ishte viktimë e një rrahjeje të dhunshme dhe e një rrëmbimi. Ai  kishte shenja dhune të shumta, tha se  ishte futur në trafikun e drogës dhe e akuzoi veten si shpërndarës të saj, por tregoi se ishin se një grup shqiptarësh, prej të cilëve merrte drogën, që duke e mashtruar, e kishin dërguar në një fshat.

Atje e kishin rrahur egërsisht dhe e kishin kërcënuar që të paguante borxhin për drogën e blerë. 

Duket se maqedonasi ishte një informator i policisë, ose një “lava” siç i thoshin në zhargon, sipas mediave italiane.

    Hetimet që janë ende në vijim në Viterbo e Terni nga karabinierët po drejtohen nga Drejtoria e Antimafias. Shuma të mëdha parash janë kapur, kurse drogë një sasi e vogël, 700 gr kokainë, por dhjetra persona janë arrestuar e denoncuar.

    Akuzat për të cilat të arrestuarit duhet të përgjigjen janë prodhimi, trafikimi dhe posedimi i drogës, rrëmbim personi, dhunë, armë zjarri dhe plagosje.

    Organizata e trafikut të drogës drejtohet nga Bledar Shtëmbari dhe përbëhet nga shqiptarë pa dokuementa të rregullta.

    Ata në mënyrë të organizuar importonin kokainë nga Belgjika dhe e fusnin në tregun e Viterbo përmes rrjetit të shpërndarësve si dhe në provincat si Canepina e Vignanello. Aktiviteti i fshehjes dhe përgatitjes së drogës për treg ishte veçanërisht i sofistikuar, gjithmonë me synimin për të shmangur kontrollet e Policisë.

    Droga arrinte në Viterbo e prerë, e ndarë në doza dhe futur në kavanoza qelqi, me oriz brenda për të mos lejuar lagështirë. Kontenierët fshiheshin nëpër fshatra para se të shpërndaheshin tek konsumatorët.

    Nga të dyshuarit, dy janë në burg: Bledi, Bledar Shtëmbari, 44 vjeç,  pa dokumenta në Itali, me dosje penale në Viterbo prej vitesh. Ai është nxitësi dhe organizatori, kurse të tjerët që nuk janë gjetur në këtë moment, janë të lidhur me të si të përfshirë në udhëtime në Belgjikë për t’u furnizuar me drogë.

    Shqiptari i dytë në burg është Armand Çuni, edhe ai 44 vjeç, i dënuar dhe pa dokumenta qëndrimi në Itani, që kishte qëndruar në Viterbo disa kohë dhe ishte përfshirë në shitjet me pakicë.

    Ndër katër të tjerë që janë në arrest shtëpie, tre janë italianë, është edhe një shpërndarës shqiptar, Rudenc Medolli, 37 vjeç, që jeton në Terni.

    I shtati është një shqiptar tjetër, Erjon Çollaku, 37 vjeç, që është pikasur në Spanjë dhe për të gjykatësi i Romës ka lëshuar një urdhër arresti evropian si person në kërkim./ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco